Ditët e ardhshme, në kryeqytetin iranian Teheran do të zhvillohet një mbledhje e përfaqësuesve më të lartë të lëvizjeve politike e të grupeve të armatosura arabe filo-iraniane në Lindjen e Mesme. Qëllimi i tyre është t’i jepet fund asaj që e konsiderojnë “pushtim amerikan i rajonit”. Ndërkaq, media pranë Republikës Islamike paralajmërojnë se “Irani po përgatitet të godasë bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik, në kuadër të së ashtuquajturës “Lufta për çlirim””.  Ato publikojnë një hartë ku përfshihen baza ajrore e Udayd-it in Katar, e Ali Salemit in Kuvajt, baza detare në Bahrein, si dhe ajo ajrore e Dhafra-s në Emiratet e Bashkuara Arabe.