5 muaj pas ndarjes nga Bradley, Irina nuk vonon dhe nis nje lidhje te re. Kapet “mat” ne hotel me partnerin e saj te ri!

Modelja Irina Shayk nuk po e përjeton aspak keq ndarjen nga Bradley Cooper. Madje thuhet se ka gjetur lumturinë në krahët e dikujt tjetër.

Paparacët kanë siguruar disa imazhe të saj duke dalë nga një hotel në Nju Jork së bashku me një mashkull misterioz.

Ajo ka pesë muaj që është ndarë nga aktori Bradley, me të cilin gëzon një vajzë. Identiteti i djalit që doli nga hoteli nuk dihet ende, por mendohet të jetë partneri i saj i ri.

Këtë verë, burime pranë supermodeles thanë se Irina është e fokusuar tek vajza dhe tek karriera, duke shtuar se mund të ketë dëshirë të njohë dikë në të ardhmen.

Mesa duket kjo ditë ka ardhur, por mbetet për tu konfirmuar marrëdhënia e tyre.