Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘Thumb’.

Ajo ka folur për shumë histori nga karriera e saj, ndërsa ka theksuar njërën që sipas saj nuk do ta harrojë kurrë.

Ajo tha se ka qenë e ftuar në një dasëm shumë vite më parë, ndërsa krushqit janë zënë për parti, dhe dasma është prishur.

“Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli. Vjen krushqia.

Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasëm për të bërë politikë.

Këtu është qejf s’ka lidhje. Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste.

Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqëve në pistë aty.

U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish.

Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar”, tha Libohova.