Pas vendimit të presidentit Meta për dekretimin e kryeministrit Rama në postin e minstrit të Jashtëm, ka reaguar dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Valili.

Mes ironisë Vasili ka shkruar në Facebook se propozimi  i Ramës për veten e tij në postin e ministrit të Jashtëm, ndodnëse veprim prej budallai sipas tij, ishte njëndër veprite më të sinqerta të tij.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

“Rama te propozonte veten edhe per 8 ministrat e tjere.Kjo duhej…..!!!

Qe propozimi i vetes per minister nga Edi Rama eshte veprimi me idiot i pluralizmit shqiptar kete nuk e luan as topi.

Qe kryeministri Rama do t’i kerkoje hesap ministrit te jashtem Rama edhe kjo eshte komedia me idiote me e madhe e pluralizmit shqiptar.

Ndonese veprim prej budallai, propozimi i vetes eshte veprimi me i sinqerte i Edi Rames.

Por qe te ishte i sinqerte deri ne fund duhet te propozonte veten edhe per tete postet e tjera te ministrave.

Dhe do ishim rehat se do kishim nje rama kryeminister dhe 9 rama ministra.

Ky propozoi ne fakt jo 8 ministra por nja 8 pece kembesh per kepucet e tija 8 panolina per brekushet e tija,8 kruajtese dhembesh per gojen e tij.

Ne fund te llogarise do dukej qe kishim shume ministra por ne fakt do te kishim vetem nje budalla te dale nga mendt”, shkroi Vasili në facebook.

LEXO EDHE:  Basha "shpërthen" ndaj Ramës: Je përgjegjësi i vetëm për eksodin masiv të shqiptarëve, por ty nuk të ...