Pas rreth dy viteve pa ndonjë post të lartë zyrtar, ish-Drejtoresha e njohur e Tatimeve, Briseida Shehaj është rikthyer në Administratë me një detyrë të rëndësishme.

Kryeministri Rama e ka caktuar Shehajn në krye të Task-Forcës për Bregdetin, një strukturë e cila do të kryejë verifikimin e të gjitha shkeljeve që janë bërë me pronat në bregdet.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame tha sot se kontrollet do vijojnë së shpejti në Bregdetin e Durrësit dhe atë të Sarandës dhe se materialet do t’i vihen në dispozicion Task Forcës së ngritur nga Kryeministri e drejtuar nga zj. Briseida Shehaj.

Çdo shkelje do të evidentohet dhe materialet përkatëse do të kalojnë nga drejtoresha e re Task-Forcës, Briseida Shehaj.

“Zyrat Vendore të Regjistrimit, të cilat kanë detyrimin për verifikimin përfundimtar të akteve të marrjes së tokës në pronësi të përcjella për regjistrim. Kontrollet do vijojnë së shpejti në Bregdetin e Durrësit dhe atë të Sarandës. Materialet do ti vihen në dispozicion Task Forcës së ngritur nga KM e drejtuar nga zj. Briseida Shehaj”, thuhet në deklaratë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook