Artur Zoto, Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka vendosur mos e harrojë arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.

Ish-zyrtari i lartë kërkon të dëmshpërblehet nga shteti për secilën ditë që u mbajt në qeli. Përkatësisht për periudhën nga 21 shkurti 2017 kur u prangos sipas një masë sigurie të shpallur në mungesë deri në 19 shtator 2018, ditën kur u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Artur Zoto këmbënguli pafajësinë gjatë 20 muajve proces gjyqësor, me argumentin se dëshmitari i drejtësisë që e akuzonte po përpiqej të lehtësonte pozitën e tij para drejtësisë.

Gjykata e shkallës së parë e dënoi Zoton me 5 vite burgim, por duke iu referuar deshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Iliaz Labi, ky dënim u hodh poshtë nga apeli dhe për rrjedhim Artur Zoto që akuzohej për korrupsion u shpall i pafajshëm.