Ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën e futbollit penalltia e dhënë në minutën e fundit në çerekfinalen e mbrëmshme të Champions League mes Real Madrid dhe Juventus, e cila vendosi edhe kualifikimin e madrilenëve për në gjysëmfinale.

Lidhur me rastin e shumëpërfolur, ka reaguar edhe ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe Vllaznisë, Roland Luçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka sulmuar UEFA-n, duke e cilësuar si një sipërmarrje miliardere që la jashtë Juventusin.

Sipas tij, UEFA po fiton miliardat duke përmbushur skenarë të tillë dhe duke manipuluar rezultatet e ndeshjeve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook