I gjendur në ekspozitën e Avni Delvinës në Muzeun Historik Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për gazetarët e mediave të ndryshme i ka bërë një thirrje të fortë socialistëve ku u kërkon atyre që të largojnë me urgjencë nga pushteti Edi Ramën.

U bëj thirrje socialiste në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti. Urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufijshme. Ata duhet ta dinë se unjë kam konstatuar në datë 16 dhe dje në masa të gjëra protestuese atë urrjejte që e kam takuar vetëm në 1900-1991 ndaj diktaturës. Në këto kushte, ju bëj thirrje socialistëve mos nënvlerësoni situatën sepse dënimi, ndëshkimi mbarëpopullur për Edi Ramën po afron dhe do të jetë i sigurt dhe tepër i rëndë”,- deklaroi Sali Berisha

I pyetur gjithashtu edhe për vendimin e opozitës për djegien e mandateve Berisha u përgjigj:

“Në mënyrë të padiskutueshme asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një veprim të tillë por në këtë rast duhet të siguroj të gjithë miqtë tanë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm, mospranimin për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në shesh betejë.

‘Kam një ftesë, u bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin në Shqipëri dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtesisht të ndryshëm nga ai që mund te kenë në dosjet e tyre ne tavoline”,- tha Berisha