Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka përcjellë për ndjekësit e tij në Facebook ndarjen nga jeta të një personi shumë të afërt për të.

Demiraj ka humbur xhaxhain e tij, shpeh dhimbjen që ndjen, dhe duke e cilësuar si një model për të dhe familjarët e tjerë.

“Ka momente kur lutjet për njeriun e afërt nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur midis nesh. Xhaxhai im i dashur Mensur Demiraj, jetove me nder, e shërbeve si model për të tërë ne!  Gjithë jetën të kam dashur pa masë, unë dhe gjithë familja jonë e madhe.  Të qoftë e lehtë rruga”, shkruan Demiraj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook