Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka dhënë alarmin për sa i përket bukës që konsumojmë, e cila ka cilësi më të ulët se normat e lejuara.

Gjatë një interviste, Edmond Panariti është shprehur se mungojnë kontrollet e shtetit në terren dhe se strukturat ligjore nuk po kryejnë detyrat ligjore.

“Ne nuk mund të ndalojmë, që në Shqipëri të futen edhe miellra poshtë këtij standardi, për arsye se kjo është një marrëveshje që Shqipëria ka nënshkruar me Organizatën Botërore të Tregtisë, që këto miellra kurrsesi të mos përdoren për bukë masive. Kjo monitorohet në bukën që del nga furrat e pjekjes. Apeli im është, kur del buka të merren në mënyrë sistematike mostra, për të përcaktuar përqindjen e proteinës”! 

Shqipëria sipas Panaritit, ende nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të kryer këto kontrolle. 

“Ne nuk kemi kapacitete deri në këtë moment. Po i ndërtojmë gradualisht. Po i ndërtojmë për të garantuar gjurmueshmërinë e miellit”. 

Përdorimi i miellit që përdoret për ëmbëlsira, për bukë masive është i ndaluar, por kjo thotë Panariti po ndodh në Shqipëri.

I pyetur nëse rrezikohet shëndeti i qytetarëve, Panariti i përgjigjet në këtë mënyrë.

“Nuk është tepër i dëmshëm, por nuk është i ushqyeshëm, nuk ka vlera nutricionale. Një bukë, e cila nuk ka përmbajtje të lartë proteinike, por ka përmbajtje të lartë sheqerash lehtësisht të zbërthyeshëm, karbohidratesh, është një bukë që nuk të ngop dhe përgjithësisht është shkaktarja e obezitetit në popullatën shqiptare”, përfundoi ish-ministri i Bujqësisë.

LEXO EDHE:  Prefekti jep alarmin, ushtria zbarkon në Fier dhe Vlorë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook