Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka leshuar alarmin lidhur me mënyrën se si tregohet mishi në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook Panariti shkruan se, “shqiptarët po konsumojnë mish të damkosur me bojë aniline.

Deputeti i LSI-së, thotë më tej se kontrolli është në dorën e mashtruesve që hiqen si inspektorë.

”Në vend të përdorimit të një vule termike apo me shënjues organikë të padëmshëm, sipas modeleve të BE-së dhe të administruar me proces verbal dhe përgjegjësi administrative …u kemi lënë dorë të lirë kasapeve dhe mashtruesve gjoja inspektorë, që krahas thikave dhe hanxharit të përvetësojnë edhe zanatin e piktorit apo të bojaxhiut me penela certifikimi”, shkruan Panariti.

Statusi i Panaritit:

Mish ne treg i zhyer dhe damkosur me boje aniline, qarkullon varur ne cengela te zgjyrosur!!… Nje turp!… Nje rrezik per shendetin publik! Sepse, nje boje e tille e pa autorizuar eshte kancerogjene! Perpos qe demton ne mënyrë të pariparueshme cilesine e mishit duke u perthithur ne gjeresi dhe thellesi te mases muskulare?!

Kjo, gjoja per te certifikuar nje kontroll veterinar thuajse inekzistent!! Ne vend te përdorimit te nje vule termike apo me shenjues organike te pademshem, sipas modeleve te BE-se dhe te administruar me proces verbal dhe përgjegjësi administrative …u kemi lene dore te lire kasapeve dhe mashtruesve gjoja inspektore, qe krahas thikave dhe hanxharit te pervetesojne edhe zanatin e piktorit apo te bojaxhiut me penela certifikimi.

LEXO EDHE:  Balla e akuzoi për Klement Balilin, Panariti: Kur je i zhytur në baltë, tenton të spërkatësh të tjerët

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook