Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas skandalit të bërë publik në media, ku rezulton i përfshirë një prej anëtarëve të KLGJ-së, që mban postin e zv.Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë dhe që i kërkon pedagogëve të bëjnë shkrime politike në revistën  e Fondacionit “Qemal Stafa”, që përflitet se është e financuar nga Partia Socialiste.

Manjani e cilëson si një “anëtar goglash” atë dhe thekson shumica e anëtarëve të emëruar në KLGJ dhe KLP janë bashkëpunëtorë dhe simpatizantë aktivë të PS-së.

Postimi i plotë i Manjanit
Media ka zbuluar se edhe një anëtar goglash të KLGJ, qënka marrë me veprimtari politike për llogari të PS.

Të gjithë ata janë emëruar në KLGJ e KLP, jo vetëm nga një parlament pa shumicë, por edhe nga radhët e bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve aktivë të PS-së.

Me neutrali ndër shfaqet thjesht si urryes i partive të opozitës!

Kjo nuk quhet më kapje, por drejtim politik i drejtësisë!

Në rotacionin më të afërt politik të pushtetit, ata duhen shkarkuar të gjithë siç janë!

Jo për tu zëvendësuar me militantë të tjerë por me njerëz të zotë e me integritet!

Opozita duhet ta premtojë këtë gjë, jo vetëm ta denoncojë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook