Ligji për rritjen e kostove për shërbimet dentare ka ngjallur debate dhe polemika në rradhët e politikës shqiptare.

Këtë herë ka qenë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili ka reaguar për Urdhrin e Stomatologut, duke e cilësuar atë si një vendim të pabazuar në ligj, si dhe abuzim me qytetarët.

“Jo rritjes së tarifave nga stomatologët! Çmimet nuk vendosen me logjikë karteli!

Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimit, është abuzim me qytetarët.

Për më tepër, është i pa bazuar në ligj, ndaj nuk duhet zbatuar!”, ka shkruar Arben Ahmetaj.