Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me deklaratat e bërë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndaj deputetëve holandezë.

Përmes një postimi në Facebook, Nishani shkruan se Rama dhe Ruçi përdorën një fjalor rrugaç dhe fyes ndaj delegacionin fakt-mbledhës të Parlamentit të Holandës.

Postimi i plotë

Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit Shqiptar sulmuan sot me një fjalor rrugaçëror dhe fyes delegacionin fakt-mbledhës të Parlamentit të Holandës. Shokuese !!!

Këta nuk janë thjesht sharlatanë por bllokuesit e rrugës evropiane të Shqipërisë.

Duhet të largohen sa më parë që shqiptarët të kenë të hapur rrugën drejt Evropës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook