Një nga lojtarë e mëdhenj që ka shkruar historinë në “San Siro”, Andry Shevchenko ka komentuar lëvizjet e fundit të klubit të Milanit. Sipas tij blerjet e fundit të shumta që Milani ka pasur nuk e kënaqin aspak pasi nuk do të sjellin stabilitet në ish-skuadrën e tij.

“Nuk e di se ku mund të shkojë ku Milan i ri. Ka dy mënyra të ndryshme për të arritur rezultate: Duke i programuar gjërat dhe duke improvizuar. Mua me duket se te Milani gjërat janë të improvizuara, nuk ka një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, tha Shevchenko për “football.ua”