Reshjet me intensitet të lartë gjatë pasdites së djeshme kanë shkaktuar daljen e lumit Ishëm nga shtrati.

Si pasojë e daljes së lumit nga shtrati janë regjistruar përmbysje në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç të Fushë-Krujës.

Niveli i ujit ne fshatin Murqinë ka shkuar deri në 1 metër, duke ua bërë të pamundur banorëve daljen nga banesat e tyre.

Raportohet se jane rreth 30 banesa te rrethuara nga uji. Ndërkohë dhjetra hektarë tokë bujqësore gjendet nën ujë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook