Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet një njoftimi ka informuar qytetarët në lidhje me situatën e deritanishme të fruthit, që mesa duket dita ditës po merr përmasa të frikshme.

Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se në 15 ditë janë regjistruar 15 raste me fruth, shumica e të cilave i përkasin grupmoshës nën 2 vjeç.

Ndër të tjera ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij.

“Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishmë vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit”, informon ISHP.

Masat e ndërrmara nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Fruthit:

–       Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për                rastet ambulatore.

–       Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror.

–       Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

–       Vaksinim i personelit.

–       Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.

–       Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

–       Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Rreh djalin dhe plagos vajzën e mitur, arrestohet 50-vjeçari

–       Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si          dhe mjekëve të familjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.