Një 38-vjeçar i dënuar me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë.

Shtetasi Fredi (alias Alfred) Isaraj ishte dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor: – Fredi (alias Alfred) Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook