Një incident i rëndë ka ndodhur në lindje të Londrës, Angli ku një grumbull tullash i kanë rënë në kokë një vajze 28-vjeçare.

Shkak i këtij aksidenti ishte se një vinç pësoi një difekt në katin e pestë të një pallati.

Sipas raportimit të mediave britanike 28-vjeçarja ndodhet në gjendje kritike dhe po lufton për jetën.

Ajo ishte duke shëtitur mëngjesin e së martës kur tullat i ranë sipër. Vajza u dërgua menjëherë në spital.

Në foto shihen qartë tullat e shpërndara rreth vajzës ndërsa kalimtarët shihen duke i dhënë ndihmën e shpejtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook