Aulona Musta, moderatorja e njohur  njihet për dëshirën e saj për të ekspozuar copëza nga jeta private, ku bën pjesë vajza e saj e vogël Amara dhe bashkëshorti.

Së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit”, Aulona në rubrikën e drejtuar nga Graciano Tagani, se të shoqin e ka njohur kur ka qenë i dashuri i shoqes së motrës.

“E kam takuar për herë të parë në klub. Por ka qenë i dashuri i shoqes së motrës sime. Ishim takuar, përshëndetur dhe kaq. Pas disa muajsh, ata u ndanë dhe isha në një nga klubet e kryeqytetit me shoqet e mia, ai me disa miq që i njihja dhe bashkuam tavolinat. Ai fliste pak më shumë se zakonisht, më gjeti në “Facebook”, folëm dhe pastaj u takuam. Jemi puthur që në takimin e parë. Kemi bashkëjetuar fillimisht. Bëjmë 9 vjet tani në prill”, tregoi Aulona.