Një 82-vjeçar, banues në Vlorë është gjetur i pajetë paraditen e sotme nga policia pasi ishte shpallur në kërkim si i larguar nga banesa.

I moshuari është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Xhuerinë të Vlorës në lumin Shushicë.

Në njoftimin e policisë shkruhet se më datë 07.02.2018, rreth orës 10:20 , në afërsi të fshatit Xhuerinë, Vlorë, në lumin Shushicë, është gjetur i mbytur e i pa jetë, shtetasi V.D., 82 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi prej datës 05.02.2018, rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa. Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook