Një shqiptar ka qëlluar me 5 plumba ish të dashurën, pasi e pa në makinë me një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vicenza, Itali. Ish-çifti mësohet se ishin shqiptarë.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku 20-vjeçarja shqiptare ndodhej në mjetin tip “Mercedes”, dhe drejtohet nga partneri i saj serb.

Në sediljen e pasme ndodheshin dy persona të tjerë. Një mjet tip “Mini Cooper” po i ndiqte, ku në të ndodheshin dy shqiptarë, ish i dashuri i 20-vjeçares, 26-vjeçari Graciano Qori, dhe një mik i tiji, M.K, 26 vjeç.

Policia tha se të dy shqiptarët që ndosheshin në mjetin tip “Mini Cooper” ishin me preçedence penale.

20-vjeçarja e alarmuar njoftoi policinë. Drejtuesi i Mercedesit tentoi të shmangte makinën që po i ndiqte, por drejtuesi i Mini Cooper-it e drejton makinën paralel me Mercedesin, dhe në lëvizje e sipër kërcënon nga dritarja pasagjerët e mjetit tjetër me një pistoletë.

Ndjekja vijon deri në rrugën “Fermi”, ku nga Mini Cooper-i qëllohet 3 herë me pistoletë: Një në ajër dhe dy në drejtimin të Mercedesit, te gomat e mjetit.

Dy patrulla policie dërgohen në sheshin “Del Sole”. Në rotondon “Albera” qëllohet edhe dy herë me pistoletë.

Mercedesi shkon drejt patrullave të Policisë për të kërkuar ndihmë, ndërsa Mini Cooperi largohet me drita të fikura.

LEXO EDHE:  Vrau prindërit në Dibër, 26-vjeçari befasoi gjykatën me deklaratën e tij: Nuk kam vrarë prindërit, por dy...

Gjatë marrjes në pyetje nga policia vajza 20-vjeçare deklaron se njihte një prej personave në makinën që i ndiqte.

Policia u vë në ndjekje të 26-vjeçariu i cili u ndalua rreth orës 23:00, dhe u shoqërua për në komisariat.

Qori është denoncuar për dhunë, kërcënim, dëmtim prone dhe prishje të qetësisë publike.

Është proceduar penalisht edhe M.K., por ai nuk është arritur të ndalohet ende nga policia.

Policia italiane ka nisur procedurat për dëbimin e 26-vjeçarit në Shqipëri.

Gjatë ekspertizës së policisë u bë e mundur gjetja e armës me të cilën qëlloi 26-vjeçari, një pistoletë tip “Scacciacani” e cila u hodh nga dritarja e makinës dhe u gjet në sheshin “Crispi”, pranë një salle lojërash elektronike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook