Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Në pranga ka përfunduar Kastriot Menga, banues në Kurbin. Mbi të rëndonin 5 akuza nga gjykata e Trentos në Itali.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vite burg.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 5, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

• Kastriot Menga, 50 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjykata e Trentos Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Grabitje“, “Armëmbajtje pa leje“, “Shfrytëzim prostitucioni “ dhe “Emigracion të paligjshëm” parashikuar nga nenet 81, 110, 416, 624, 625, 648 si dhe nenet 3 e 4 të Kodit Penal Italian.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook