Një automjet është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme teksa ka qenë në ecje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Çengele.

Mjeti tip “Benz” me targa AA 621 NF , me drejtues shtetasin H.L., banues në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, në lëvizje e sipër është përfshirë nga zjarri.

Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur plotësisht mjeti, ndërsa nuk ka dëmtime në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka pasuar një defekt teknik.