Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Erlis Belba, 25-vjeç, banues në Pogradec, i shpallur në kërkim nga  zyra e Interpolit në Romë për vjedhje, grabitje dhe përdorimin e lëndëve eksplozive.

“Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr.OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndve eksplozive”, sqaron Policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook