Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotëm, pikërisht në momentin kur po kryhej ceremonia martesore e tij në komunën e Paullo, në provincën e Milanos

I riu shqiptar u dënua nga autoritetet italiane në shkurt të vitit 2017, por ndërkohë u fut sërsh në mënyrë të paligjshme në shtetin italian, ndërsa policia nuk kishte informacion për vendodhjen e saktë të tij.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po celebrohej në martesë me një shtetase moldave, 22-vjeçare, gjithashtu e dyshuar në përfshirje të trafikut të dr*gës,  e cila kishte pranuar në fakt të martohej vetëm për hir të marrjes së lejeqëndrimit në shtetin italian.

Në ora 10:00, pak para se të dy t’i thoshin “po” njëri-tjetrit, karabinierët hynë në sallë, dhe arrestoi të riun shqiptar për rikthim të paligjshëm në Itali.