Janë arrestuar në zonën e Firenzes, 2 shqiptarë të moshave 25 dhe 33 vjeç.

Pas një aksioni kundër lëndëve nark*tike, policia ka konstatuar se shqiptarët mbanin një sasi dr*ge prej 8 kg her*inë, vlera e së cilës llogaritet në 400 mijë euro.

25-vjeçari ka bërë disa veprime që autoritetet dyshuan dhe kontrolluan makinën e tij, tip “Fiat Punto”, ku dhe kanë gjetur sasinë e dr*gës të fshehur.

Kontrollet kanë vijuar dhe në shtëpinë e 33-vjeçarit ku u vërtetua se shqiptari e kishte kthyer shtëpinë në një laborator her*ine. Janë sekuestruar  edhe pajisjet që shërbenin për ndarjen e dr*gës.