Një tjetër shqiptar i arrestuar nga autoritetet italiane.

Mediat kanë raportuar rastin e një shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije që u kap në aeroportin e Capodichino në Napoli, teksa iu gjetën dhe sekuestruan një shumë e majme parash false.

Paratë kishin prerje nga 20-500 euro dhe kapnin shumën e plot 840 euro.

Teksa po tentonte të kalonte kontrollin me shumë nxitim shqiptari u pikas nga policia italiane, nga ku pas kontrolleve vunë re edhe paratë e falsifikuara.

Ai u arrestua menjëherë për futjen në Itali të parave të falsifikuara.