Përplasen dy trena në shtetin fqinj Itali. Ngjarja ka ndodhur  në dalje të Galugnano në fshatin e San Donato-s

Dy trena janë përplasur midis tyre në provincën e Leçes në Itali, duke pas sipas “Corriere”, dhjetë persona të plagosur.

Duke qenë se shpejtësia ka qenë e ulët kanë ngelur 10 veta të plagosur, dhe duke qenë se terreni ka qenë tepër i vështirë ndihma e parë është vonuar rreth 20 minuta.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta dhe dyshohet se është bërë një gabim gjatë shkëmbimit hekurudhor.

Në korrik 2016 përplasja mes dy trenave në Puglia, mes Corato dhe Andria, vrau 23 persona.