Një 29-vjeçare në Itali ka rënë pre e dhunës në familje pasi burri i saj e ka qëlluar me thikë në mes të rrugës.

 

Ngjarja ka ndodhur në Bolzano të italisë dhe sipas dëshmive të disa kalimtarëve grindja ka shpërthyer në rrugën Vlaudia Augusta, kur  gruaja kishte dalë me foshnjen e saj disamuajshme në karrocë.

Kanë qenë disa kalimtarë të rastit ato të cilët kanë ndërhyrë, duke thirrur ambulancën dhe gruaja ka përfunduar në spital dhe iu nënshtrua një operacioni emergjent.

Mjekët dëshmuan për policinë italiane se 29-vjeçarja është shtruar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është goditur nga burri në momentin kur po mbante në krah foshnjën e vogël vetëm disa muajsh. për jetën.

Ndërkohë që 41-vjeçari autori i ngjarjes së rëndë u arrestua nga policia. Sakaq hetimi tani po drejtohet nga Prokuroria e Bolzanos.