ITALI

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur rëndë pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshmë në një fabrikë fishekzjarrësh në Mesina, Itali. Ndërkohë një tjetër person rezulton i zhdukur.

Sipas mediave italiane shpërthimi ka ndodhur mesditën e së mërkurës rreth orës 17:00 dhe një nga viktimat është bashkëshortja e pronarit të fabrikës 71 vjeçe. Ndërsa mes të plagosurve është dhe djali i pronarit 37 vjeç në gjendje të rëndë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrëfikëse dhe policia.

Në momentin e shpërthimeve brenda në fabrikë ndodheshin disa punëtorë që po punonin me saldatriçe dhe sipas burimeve të para kanë qenë shkëndijat e tyre që kanë shkaktuar shpërthimin.