Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku një shtetas shqiptar është gjetur nga karabinierët i masakruar brenda një makine, pa ndjenja, i mbuluar me batanije dhe me plagë të shumta në trup. 

Ishte një kalimtare e rastit ajo e cila njoftoi karabinierët të cilë menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë transportuar për në spital shqiptarin, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.   

Menjëherë pasi është përmendur karabinierët e kanë marrë në pyetje shqiptarin, dhe ajo çka i ka habitur autoritetet Italiane është se shqiptari ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja e ndodhur. 

Nga hetimet doli se automjeti nuk ishte i shqiptarit por ishte i vjedhur.