Një i ri shqiptar ka tentuar të hidhet nga tarraca e një pallati pesë katësh në Romë.

Fatmirësisht 26-vjeçari shqiptar është shpëtuar në çastin e fundit nga policia italiane.

I riu ka hypur në tarracën e pallatit në rrugën Lorenzo il Magnifico, zona Porta Pia, mbylli derën me çelës dhe u ngjit në cepin e bordurës duke qëndruar pothuajse në skaj të saj.

Policia u ngjit në tarracë duke u kacavjerrur nga ballkonet dhe tentuan të bisedonin me të riun shqiptar.

Duke përfituar nga një moment shpërqëndrimi, efektivët e policisë iu afruan, por shqiptari i vuri re dhe u hodh. Për fat të mirë policët arritën ta kapnin nga këmbët duke i shpëtuar atij jetën

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook