Një aksident fatal në punë i ka kushtuar jetën një emigranti shqiptar në Itali, konkretisht në qytetin e Bergamos ku shteasi Arjan Çekani u plagos me një hekur teksa punonte në një ndërmarrje.

Shqiptari kishte tentuar të zhbllokonte makinerinë e punës me të cilën punonte, por krahu i tij u kap në ingranazh dhe u thith nga makineria.

Mediat italiane teksa kanë raportuar lajmin bëjnë me dije se Çekani nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra gjatë aksidentit në punë dhe ndërroi jetë pas 5 ditësh qëndrimi në spital.

40-vjeçari shqiptar kishte emigruar për në Itali 20 vite më parë,  dhe punonte me një afat të caktuar me ngarkesën e prodhimit në pastiçerinë italiane “Piuma d’Oro”. Mësohet se Arjan Çekani ishte baba i dy fëmijëve.