Një 25-vjeçare shqiptare që prostituohej është dhunuar barbarisht nga klienti i saj italian.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Siena të Italisë, ku e reja shqiptare kishte lënë takimin me italianin me anë të internetit.

Pas aktit seksual italianit i ka ikur “truri” kur shqiptarja i kërkoi më tepër para seç kishin rënë dakord në bisedën në internet.

Italiani pas kësaj nisi ta qëllonte me grushte e shkelma 25-vjeçaren shqiptare, e cila mundi t’i shpëtojë klientit duke u larguar nga banesa e tij.

Kalimtarët e rastit kanë njoftuar policinë dhe ambulancën kur kanë parë shqiptaren e gjakosur.

Sipas mediave italiane, mësohet se episodi i dhunës ka ndodhur në praninë e dy meshkujve të tjerë.

Autori i ngjarjes në fjalë po hetohet në gjendje të lirë bashkë me dy meshkujt e tjerë, ndërsa 25-vjeçarja shqiptare po mjekohet në spital.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook