Ka shkaktuar polemika të shumta një postim në Instagram i reperit të njohur shqiptar, Noizy, i cili iu kërkoi studentëve të ulen dhe të dialogojnë me kryeministrin Rama.

Lidhur me këtë postim të Noizyt, ka reaguar edhe një nga personazhet më të njohur të rrjeteve sociale, Lek Plepi.

Ai ka komentuar në postimin e Noizyt në Instagram, duke u shprehur për Ramën se është një “zot shtëpie i rrjedhur”.

Gjithashtu një media online ka akuzuar publikisht reperin Noizy se ka lidhje me Vangjush Dakon, pasi është në pritje të një leje ndërtimi hoteli në Durrës, e cila duhet firmosur nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Për këto zëra që përfliten media ende nuk ka një verifikim zyrtar dhe nuk dihet vërtetësia e këtyre akuzave mbi reperin.

Komenti i Lek Plepit

Postimi i plote i Noizy-t
Te dashur studente:

Shoh shumë mesazhë për mbështetje, dhe në fillim nuk hezitova dhe e bëra hapur. Por siç e dini çdo gjë në ktë botë e ka një zot shtëpie.

Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prindër që duhen pyetur ose mbase jeni dhe vetë i pari shtëpisë si familje e re.

Dhe në Shqipëri, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vetë e kemi zgjedh. Tani nëse unë do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpisë për të biseduar se si mund t’ia dalim mbanë!

LEXO EDHE:  "Me kufje në vesh", kush është 23-vjeçarja nga Durrësi që u përplas nga treni

Ndaj për zotin nuk po e kuptoj se pse dhe çfarë të keqe ka të uleni dhe të veni pikat mbi i?

Kur vetë kryeministri po ju ofron takim dhe po thotë se jam i gatshëm për t’i plotësuar të gjitha kërkesat, madje dhe më shumë se ç’kërkoni, mos vallë është politike gjithçka?

Nëse po, atëherë ky o turp, një herë që patëm në dorë të bënim diçka për veten tonë, sërisht e lejuam politikën të hyjë në mes.

Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata studentë të shkretë që me vërte i duan këto ndryshime pa ndikimin e politikës. Pa marrë parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit që ju pëshpërisin mbas veshi. Të paktën kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbaj asnjë njeri përgjegjësi.

Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore për studentat, jo me sherr për parti! Ju kam ❤❤❤