Trejsi Sejdini është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara të showbizit dhe rrjedhimisht është një ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Trejsi ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie ku fitoi “Miss Universe Albania” dhe na përfaqësoi në “Miss Universe” në Tajlandë.

Së fundmi e kemi parë në pushime në Bali ku u shfaq krah të dashurit të saj.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar një video nga momentet gjatë punës dhe disa prej fotove të setit ia ka dërguar edhe mamasë së saj. Mirëpo, mamaja i ka dërguar mesazhin epik duke ironizuar të bijën e shtrirë në rërë buzë detit.

“Si derri në llucë”, i shkruan ajo Trejsit, mesazh që e ka shkrirë së qeshuri modelen.