“Më gjeni një mashkull që bën shopping me qejf dhe do martohem me të”, shprehja tipike e shume vajzave. Por në fakt a bëjnë meshkujt shopping me qejf?

Të gjithë e dimë se dita më e keqe për meshkujt është cilësuar dita që ato dalin për shopping me gratë, të dashurat apo nënat, duke i shoqëruar me orë të tëra dyqan më dyqan.

Sipas studimeve shumica e meshkujve nuk do të dilnin kurrë të bënin shopping me gratë e tyre sepse do të ishte dita më e keqe për to. Nuk ka torturë më të madhe se të bësh shopping me femrat, u shprehën ato.