Me rritjen e temperaturave një siklet më vete është djersitja, e sidomos në pjesën e sqetullave, kur dalin dhe njolla duke na vendosur në siklet.

Por ekzistojnë tre zgjidhje të thjeshta dhe natyrale, të cilat shmangin këtë siklet dhe sidomos aromën e rëndë.

– Përzieni një sasi të njëjtë sode me ujë, për të krijuar një masë homogjene, të cilën duhet ta lini për 20-30 minuta të veprojë në sqetulla. Më pas shpëlahuni me ujë të bollshëm.

– Përdorni uthull molle për të lyer sqetullat dhe në këtë mënyrë neutralizoni bakteret që shkaktojnë aromën e rëndë. Kjo pasi uthulla e mollës, çon në shtrëngimin e sqetullave shkruan noa.al, gjë që bën të djersitni më pak, duke qëndruar të thatë.

– Provoni si zgjidhje, përzierjen e lëngut të limonit me tul domateje, para se të bini të flini. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më tej shpëlahuni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook