Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, këtë Vit të Ri po e pret ndryshe nga të gjithë ne. 

Ajo ka postuar në Instastory momente që tregojnë se ndodhet në ishujt e mrekullueshëm të oqeanit Indian, Maldives.

Mesa duket Rita Ora preferon të dalë jashtë kornizave të zakonshme për festat e fundvitit, duke zgjedhur destinacionet ekzotike.

Këngëtarja ndodhet nën shoqërinë e aktorëve Sam Faiers dhe Jamie Winstone.

“Amilla, më prit ” – ka shkruar këngëtarja në story-n e saj të Instagramit.

Ja disa foto nga pushimet e Rita Orës: