Nji prej frutave më pak të dëgjuar në botë është Fruti i Dragoit. Ky frut që ka një ngjyrë çiklamini të ndezur ngjan me një sferë të flaktë dhe ka pamjen e atyre topave të zjarrtë që jemi mësuar të shohim nëpër filma. Fruti i rrallë nuk është eksportuar kurrë në Shqipëri.

Ky lloj fruti rritet në Amerikën Qendrore dhe është pak i dëgjuar edhe në Europë jo vetëm për ne si vend i vogël. Nga lëkura ka një ngjashmëri me bimën e artiçokës dhe ka një lëkurë çiklamine. Një nga veçantitë e saj janë farat e shumta që gjenden në të dhe fruti ndryshon ngjyrën e brendshme në varësi të bimës dhe vjen njëherë si e bardhë dhe njëherë si rozë e errët.

Ky frut del nga një lloj kaktusi që rritet veç në Amerikën Qëndrore, vendi ku eksportohet më tepër është azia. Shija e frutit të dragoit ngjason me kivin dhe dardhën të përzjerë bashkë, dhe ka shumë efekte të mira për shëndetin pasi përmban, vitaminë B dhe C dhe është e pakët në kalori. Gjithashtu ky frut mbron zemrën dhe parandalon kancerin e prostatës tek meshkujt.