Futbollisti shqiptar më i paguar nga të gjithë lojtarët me origjinë shqiptare është Granit Xhaka. Futbollisti i Arsenalit  vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë shqiptar.

Ky vlerësim u bë nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES) me bazë në Neuchatel të Zvicrës. Mesfushori, Granit Xhaka vlerësohej 68 milionë euro, ndërsa tani vlera e tij është 62,9 milionë.

Xhaka është lojtar i rëndësishëm i Përfaqësuesve të Zvicrës prej shumë vitesh.