Vijon protesta e dhunshme në “Rrugën e Kombit”, kundër taksës së vendosur nga kompania koncesionare.

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë qëlluar me gurë mbi efektivët, e më pas i kanë vënë zjarrin sporteleve ku do kryhej pagesa.

Ata protestojnë kundër taksës së vendosur për rrugën, e janë të vendosur të qendrojnë deri sa nga qeveria të marrin lajmin për heqjen e taksës.

Kujtojmë se nga konfrontimet ka mbetur i plagosur një efektiv, i identifikuar si Adem Visha, por edhe disa protestues.

Mësohet se zyrtari i parë që ka shkuar në vendin e protestës, ka qënë e zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook