Ish- Ministrja e Integrimit, njëherazi dhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha ka bërë sot një deklaratë përsa i përket zhvlerësimit të Euros në vendin tonë. 

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook”, Gjosha shton se është  shqetësues fakti që kjo monedhë ka humbur 10% të vlerës në Shqipëri, ndërsa në vendet e tjera të Europës ka shfaqur qëndrueshmëri, duke e bërë shqetësues fenomenin sipas Gjoshës sa për qytetarët aq dhe për bizneset.

“Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin spjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale!

Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese, por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Cudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri!

E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!”,- ka shkruar Gjosha në llogarinë e saj në Facebook.