Kompjuteri i “Gracenote” para fillimit të kampionateve ka nxjerrë rezultatet e saj përsa i përket kampionateve të Europës siç janë Serie A, Premier League, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1 e Francës.

Kështu, skuadra e Zidane është favorite për të triumfuar përsëri në Spanjë, me Barcelona-n që do të dalë në vendin e dytë dhe me titullin që do të përcaktohet nga diferenca e golave. Në Itali do të mbretërojë sërish Juventus ku dy skuadrat milaneze edhe pse do të kenë lojtarë me cilësi nga merkato e fuqishme sdo arrijnë ta mundin Juventusin. Në Ligue 1 e padiskutueshme PSG, në Bundesligë sigurisht që Bayern Munich edhe pse Dortmundi i ka të gjitha shanset dhe në Premier League do të startojë epoka e Chelsit.