Qepa është shumë e pasur në oligoelementë si sulfuri, potasiumi, magnezi, fluori, kalciumi, fosfori dhe vitamina.

Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës.

Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal).

Lëngu i qepës me pak mjaltë është një ilaç ideal kundër infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Ju mund të bëni gjithashtu gargarë me lëngun e qepës në rast se keni dhembje grykësh.

Qepa përmban sulfur. Ky i fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe stimulon rritjen e flokëve dhe pastron fytyrën nga aknet.

Qepa njihet gjithashtu si një afrodiziak shumë aktiv. Më poshtë do të lexoni edhe shtatë përdorimet tjera të qepës jashtë kuzhinës.

1. Ju lehtëson dhimbjet e veshit

Në një leckë ta pastër vendosni pak qepë. Mbajeni gjatë gjithë natës në brendësi të veshit, dhe vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të qepës do të parandalojnë infeksionin

2. Shëron djegiet e shkaktuara në kuzhinë dhe djegiet nga dielli

Qepa do të lehtësojë dhimbjen në çast dhe do të përshpejtojë procesin e shërimit pa lënë shenja.

3. Zbeh shenjat e plagëve

Nëse ju ndodh që të digjeni duke nxjerrë tavën nga soba apo duke gatuar në tigan, mjafton të mbuloni zonën e prekur me qepë dhe jo vetëm që nuk do të përkeqësohet por plaga do të shërohet brenda ditës.

LEXO EDHE:  Gabimet më të zakonshme që të gjithë bëjmë gjatë gatimit të mishit

4. Konsumi i qepëve ndikon pozitivisht në organzimin tuaj, duke ju mbrojtur nga virozat e stinës.

Qepët përmbajnë squfur, mineral i cili ka veti anti-mpiksëse. Këto përbërës ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të trombociteve të gjakut, shkaku kryesor i atakut në zemër. Konsumi i rregullt i qepëve gjithashtu mund të ulë kolesterolin në gjak, gjë që është e rëndësishme edhe për zemrën tuaj.

5. Qepë për një lëkurë të bukur dhe me shkëlqim

Aplikimi i lëngut të qepës në lëkurë do të bëjë që lëkura juaj të jetë më e shëndetshme duke parandaluar irritimet apo puçrrat.

6. Ul temperaturën

Kjo metodë, në dukje si një “shpikje” nga gjyshet tona është në fakt një trajtim i pranuar dhe nga mjekët. Përpara se të vishni çorapet vendosni dy feta qepë të prera në shputën e këmbës dhe do të shihni si do të ulet temperatura për pak minuta.

7. Qetëson lëkurën nga pickimet e grerëzave apo insekteve të tjera

Nëse një bletë ose grenzë ju pickon vetitë anti-inflamatore të qepës do të parandalojnë një reaksion alergjik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook