Prej disa javësh është njoftuar se Bes Kallaku do të sjellë filmin e tij “Falco” dhe xhirimet tashmë kanë nisur.

Nga postimet në rrjetet sociale e kemi parë një pjesë të mirë të kastit të aktorëve dhe pjesë e tij është Bleona Qereti.

Por se sa është paguar dhe çfarë roli do të ketë na e tregoi sot aktori Besart Kallaku teksa ishte i ftuar në “Rreze Dielli”.

“Bleona është nën kryetarja e Bashkisë dhe është kandidate për Paskuqan- Bathore. Ajo erdhi direkt nga Amerika me nja 77 fustane. Bleona ka pas kënaqësinë që të jetë pjesë e filmit po natyrisht shpenzimet e udhëtimit…” u shpreh aktori gjatë bisedës në studio.

“Bleona ka qenë një kontratë pa pagesë. Erdhi falas. Janë paguar vetëm biletat e udhëtimeve,”- është shprehur Bes Kallaku në lidhje me pagesën për këngëtaren.

View this post on Instagram

#moviescenes #falco #fridakodra #comedy #albania

A post shared by Bleona (@bleona) on