Qytetarët që pajisen për herë të parë me një leje drejtimi apo që bëjnë rinovim të asaj ekzistuese do të mund të njoftohen përmes telefonit ose email-it kur dokumenti të jetë gati.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se,në funksion të uljes së burokracive dhe lehtësimit të procedurave,është menduar të proçedohet ky hap,dhe kjo do të funksionojë vetëm për ata që do deklarojnë numrin e telefonit ose  email-in në mënyre vullnetare pranë zyrave rajonale të këtij sektori.

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët të cilët aplikojnë për pajisje për herë të parë me leje drejtimi apo rinovim të saj pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëse dëshirojnë me vullnetin e tyre të lirë, të depozitojnë numrin e telefonit apo adresën elektronike.

Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e çdo qytetari si ato persona që aplikojnë për herë të parë por dhe ato që rinovojnë patentat herë pas here