Kur flasim për artistët më të njohur në Shqipëri, por dhe në diasporë, pa dyshim që ai Noizy renditet në krye të listave.

Të gjithë e dijnë që reperi ka qindra mijëra euro në llogaritë e tij bankare. Ai renditet në listën e shqiptarëve më të pasur të momentit.

Por blerja e fundit e këngëtarit kap një shifër vërtetë marramendëse. 

Faqja e njohur, “What they wearin”, ka publikuar në Instagram një foto të reperit, ku shfaqet me një orë të shtrenjtë të markës “Richard Mille”, e cila kushton as më pak e as më shumë por plot 175 mijë Euro.

Noizy njihet për jetën e tij luksoze, kjo pasi duket se të ardhurat e majme nga muzika e kanë favorizuar goxha në këtë aspekt.