Ju ka ndodhur ndonjëherë që celulari juaj t’ju ketë rënë në një enë me ujë? Nëse mendoni se aparati juaj tashmë ka dalë jashtë funksionit, këtu gaboheni. Mjafton të merrni frymë thellë, dhe të zbatoni disa këshilla.

Në këtë formë, aparati do kthehet në gjendjen fillestare, duke shpëtuar për të blerë një aparat të ri.

Nëse telefoni mund të përfundojë në WC ose lavaman, nga një pakujdesi e vogël, ja si duhet të veproni:

Fikeni menjëherë aparatin, hiqni kartën SIM dhe atë të memories, dhe mundohuni të çmontoni baterinë.

Më tej merrni një peshqir, dhe fshini pjesët e hapura të celularit.

Pasi keni parë se nuk keni asnjë pikë ujë, merrni një enë dhe mbusheni me oriz. Futeni telefonin brenda në pozicion të pjerrët, dhe lëreni për 48 orë.

Niseshteja e orizit ka aftësi të përthithë lagështinë, dhe të parandalojë dëmtimet e mëtejshme.